Aksident me fatalitet në Banjë të Malishevës
BKT
Kronika

Aksident me fatalitet në Banjë të Malishevës

RTKlive

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të shtunën në Banjë të Malishevës.

Policia e Kosovës njofton se lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili duke vozitur me veturën e tij dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar.

 “Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është në proces hetimor.


MË SHUME NGA Kronika