Kapen në aeroport orë, telefon e laptop të padeklaruar
BKT
Kronika

Kapen në aeroport orë, telefon e laptop të padeklaruar

V.S|RTKlive

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në disa raste të veçanta të cilat kanë tentuar t’i fusin përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, mallra këto që në total kalojnë vlerën prej 30 mijë eurosh.

Siç bëhet e ditur nga Dogana e Kosovës në mëngjes gjatë kontrollit të bagazheve të udhëtarëve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kapi dy orë dorë të markës “Rolex” me vlerë totale prej 20 mijë e 900 euro.

Ndërkohë vetëm dje në dy raste të ndara janë kapur telefon e laptop.

Fillimisht u zbuluan si mall i padeklaruar 11 telefon të mençur të markave të ndryshme në vlerë prej gati 13 mijë euro e në po të njëjtën ditë si mall i padeklaruar u kap edhe një laptop në vlerë prej 1 mijë e 558 euro.

Zbulimi i kësaj u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve.

Dogana ka njoftuar se të gjitha mallrat i janë nënshtruar sekuestrimit deri në përfundimin e procedurave doganore, si dhe palët e involvuara janë gjobitur në pajtueshmëri me Kodin Doganor.

Nga ky institucion thonë se mbeten të përkushtuar për të siguruar mbikëqyrje të plotë të kufijve dhe për të luftuar kontrabandën, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë dhe sigurisë publike të vendit.


MË SHUME NGA Kronika