09:48 / 29.10.2024
Tentim vrasje në Prishtinë, policia nis hetimet
E. Hoti / RTKlive
Një person ka njoftuar në zyrtarët policor se gjersa ka qenë duke lëvizur në rruge me veturë është ndaluar nga një person i pa njohur me motoçikletë, i cili pas një fjalosje, kishte shtënë me armë zjarri.
Policia ka bërë të ditur se përpos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. Ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Rasti i cili është iniciuar si “Vrasje në tentativë “ është duke u hetuar nga organet e rendit.























