10:52 / 29.10.2024
Arrestohet i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Skenderaj
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë “, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale " Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës" .























