16:26 / 29.10.2024
Identifikohet i dyshuari për vendosje të afisheve provokuese
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar të dyshuarin që ka vendosur afishe me mbishkrime provokuese në rrugën “Dëshmorët e vitit 1903″ në Mitrovicën e Jugut.
“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë ndërmarrë veprime operative e hetimore për identifikimin e të dyshuarit, si rezultat i hetimeve dhe pamjeve të nxjerra nga kamerat e asaj rruge është identifikuar një veturë dhe personi i dyshuar i cili dyshohet të i ketë vendosur afishet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit "ndaj të dyshuarit A. A. (m/k/s), është shqiptuar fletëparaqitje për 'Prishje të Rendit dhe qetësisë Publike'”.























