Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, vdes një person
BKT
Foto arkiv
Kronika

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, vdes një person

G.K/RTKlive

Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në fshatin LLozicë, në rrugën Pejë-Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Zëdhënësi rajonal i policisë në Gjakovë Sheremet Elezaj.

Ai tha se sipas të dhënave të para, në aksident është përfshirë një motoçikletë.

“Sot rreth orës 13:40, në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë, është raportuar një aksident i rëndë trafiku. Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje, ku personeli mjekësorë ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin.


MË SHUME NGA Kronika