I ofroi policit ryshfet 20 euro, arrestohet një person te Dheu i Bardhë
BKT
Kronika

I ofroi policit ryshfet 20 euro, arrestohet një person te Dheu i Bardhë

G.K/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili u ka ofruar në ryshfeti para të gatshme 20 euro, dje në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti “në hyrje” gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies nga pagesa e sigurimit të automjetit (me targa të huaja) në BKS, zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme 20 € në formë ryshfeti”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi.


MË SHUME NGA Kronika