I mituri plagos aksidentalisht vëllain më të vogël me pushkë gjuetie
G.K/RTKlive
Një i mitur dyshohet se është plagosur rëndë nga vëllai i tij, po ashtu i mitur. Sipas policisë, i dyshuari duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet se aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën.
I lënduari është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar-fëmijë ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari kosovar (i mitur)-vëllai i viktimës, duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.























