Vetëm në Prishtinë për një javë u konfiskuan gjashtë armë zjarri
BKT
Kronika

Vetëm në Prishtinë për një javë u konfiskuan gjashtë armë zjarri

V.S|RTKlive

Gjashtë armë zjarri të llojeve e kalibrave të ndryshëm janë sekuestruar gjatë një jave në rajonin e Prishtinës.

Ndërkohë, po gjatë kësaj periudhe nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës në lokacione të ndryshme e aksione të ndara janë realizuar 515 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 157 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.


Konform urdhëresave, siç bëhet e ditur, pas përfundimit të procedurave policore personat e dënuar me burgim janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe njëjavore policia ka shqiptuar 4351 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.


MË SHUME NGA Kronika