Plagosje në Kodrën e Trimave, në rrugën "Carraleva"
BKT
Foto: Edona Podvorica
Kronika

Plagosje në Kodrën e Trimave, në rrugën "Carraleva"

Edona Podvorica/RTK

Një plagosje me arme zjarri dyshohet se ka ndodhur në orët e para të së mërkurës, në lagjen “Kodra e Trimave”,në rrugën ‘Carraleva’.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se një person është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër i dyshuar.

“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”.

Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes. Aty provat e nevojshme për hetim të mëtutjeshme po i marrin edhe ekipet e forenzikes.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Kronika