10:13 / 07.11.2024
Vetëdorëzohet i dyshuari për pjesëmarrje në grup terrorist
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është vetëdorëzuar në stacion policor në Prishtinë një person që dyshohej për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist nga viti 2013.
“Lidhur me rastin është raportuar se me 06.11.2024 është vetë-dorëzuar i dyshuari i kërkuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të cekur”, thuhet në raportin e policisë.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet si “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.























