Iu gjetën mbi 10 kilogramë marihuanë, kërkohet paraburgim për të dyshuarin
BKT
Kronika

Iu gjetën mbi 10 kilogramë marihuanë, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

E. Hoti / RTKlive

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton  se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.T., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” .

Ai u arrestua dje pasi iu gjetën mbi 10 kilogramë marihuanë dhe gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.T., në shtëpinë e tij në fshatin Bërnicë e Poshtme, komuna Prishtinë, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ka poseduar dhjetë kilogramë e tetëqind e pesëdhjetë e një gram (10.851) gram substancë narkotike e llojit marihuanë, e cila më 06 nëntor 2024, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse sipas Urdhëresës së Gjykatës, të njëjtit i’u është gjetur dhe sekuestruar, me çka kreu veprën penale 'Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge' nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.


MË SHUME NGA Kronika