Ndalohet për 48 orë i dyshuari për posedim të marihuanës
BKT
Kronika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për posedim të marihuanës

V.Th. RTKlive

Policia e Kosovës njofton se ka ndaluar personin e dyshuar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij, ku gjatë kontrollimit janë gjetur 166.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas policisë i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për procedua të mëtejme ligjore.

“Antidroga e Policisë së Kosovës - Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve pas pranimit të informacioneve inteligjente dhe verifikimit të tyre se një person i dyshuar është duke u marr me shitje të substancave narkotike, me datë 07.11.2024 ora 13:30, ka përgatitur dhe realizuar planin taktik “TREGU” me ç ‘rast ka ndaluar personin e dyshuar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se operacioni i bastisjes është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku është bërë edhe kontrollimi i veturës, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse te të dyshuarit.

“Gjate kontrollimit/bastisjes në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si ne vijim:

166.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit mMarihuanë, Qese te plastikes (që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike) dhe Një (1) telefon mobil

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë për procedua të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika