KFOR-i has në një veturë të braktisur me mall kontrabanduar në Zubin-Potok
BKT
Foto ilustruese / KFOR
Kronika

KFOR-i has në një veturë të braktisur me mall kontrabanduar në Zubin-Potok

V.Th. / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të braktisur që kishte mallra të kontrabanduara në të, në fshatin Bubë të Zubin Potokut.

Vetura kishte të ngarkuar mall (birra) që dyshohet se janë të kontrabanduara dhe është dërguar në terminalin doganor.

“Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Vetura kishte të ngarkuar mall (birra) që dyshohet se janë të kontrabanduara. Vetura e dyshuar së bashku me mallin është dërguar në terminalin doganor”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika