Plagoset një person në Hajvali
E. Hoti / RTKlive
Një person është plagosur me armë zjarri të premten në Hajvali.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti . Ajo ka thënë se janë në kërkim të personit të dyshuar për këtë rast me inicialet L.K.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Hajvali. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Tutje Ahmeti tha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore dhe lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.























