Një burrë vdes në vendin e punës në Gjakovë
BKT
Kronika

Një burrë vdes në vendin e punës në Gjakovë

RTKlive

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë të shtunën, rreth orës 07:55. Policia njofton se një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

“Është raportuar se në vendin e tij të punës  është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Bëhet e ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


MË SHUME NGA Kronika