Theren me thikë dy persona në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Theren me thikë dy persona në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

E. Hoti / RTKlive

Dy persona janë therur me thikë të hënën pas një përleshje në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën "Ali Hadri" në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo bëri të ditur policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.


MË SHUME NGA Kronika