09:01 / 12.11.2024
Vdiq një person në Vushtrri, dyshohet se u rrokullis me traktor
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur të hënën në Vushtrri pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima ishte dërguar në spital në veri të Mitrovicës dhe sipas mjekut kujdestar personi në fjalë ishte pa shenja jete.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Megjithatë tutje policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet si “ Vdekje e dyshimtë”.























