Arrestohet i dyshuari për grabitje
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për grabitje

Sh.Ç/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për grabitje.  Policia në Pejë ka bërë të ditur se pas një pune intensive të hetuesve rajonal është arrit të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari.

Sipas policisë, pas intervistimit nga hetuesit në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 Orë.    

Policia e Pejës ka njoftuar së të dielen rreth orës 21:51  në një market në Rr. Gjergj Fishta në Pejë, ka ndodhur një Grabitje. 

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe me të arritur në vend ngjarje nga viktima ka kuptuar se një person i maskuar nën kërcënimin e armës mjetë të mprehte (Thikë) e kishte kanosur viktimën nga e cila kishte kërkuar qe ta hapte arkën  nga arka i dyshuari kishte grabitur  shumën e prej  katërqind e shtatëdhjetë  (470)  Euro dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur”, njofton policia.


MË SHUME NGA Kronika