Tentoi të vidhte në barnatore, arrestohet i dyshuari që kishte edhe armë
BKT
Kronika

Tentoi të vidhte në barnatore, arrestohet i dyshuari që kishte edhe armë

V.S|RTKlive

Rreth orës 02:00 pas mesnate Policia e Kosovës mori një informacion për një vjedhje të rëndë, por që hajnit i mbeti në tentativë. Kjo falë reagimit të shpejt të njësive policore të cilët arritën ta lokalizojnë e arrestojnë të dyshuarin i cili me forcë kishte tentuar të kryente këtë vepër penale në një barnatore në Skenderaj.

Tek personi i dyshuar policia gjeti armë pistoletë me nëntë fishekë si dhe dëshmi të tjera materiale që dyshohet të jenë përdorur nga i dyshuari për të kryer veprën.

Ndërkohë 35 vjeçarit me inicialet Rr.G i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “vjedhje e rëndë ne tentativë “ dhe “mbajtje në pronësi, kontrolle të paautorizuar të armës”.


MË SHUME NGA Kronika