Policia arreston një shtetas turk që po kërkohej ndërkombëtarisht
BKT
Foto arkiv, ilustrim| RTKlive
Kronika

Policia arreston një shtetas turk që po kërkohej ndërkombëtarisht

A.B|RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk të hënën për të cilin kishte urdhër arrest ndërkombëtar. Ai është arrestuar rreth orës 15:00, ndërsa po kërkohet nga Turqia për vepra të rënda të mashtrimit financiar.

"Policia e Kosovës  respektivisht njësiti i saj FAST në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka arrestuar një person të dyshuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Me datë 09.12.2024 rreth orës 15:00, zyrtarë policor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Turqisë për vepra të rënda penale të mashtrimit financiar", njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore.


MË SHUME NGA Kronika