Arrestohet i dyshuari për fajde në Prizren
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për fajde në Prizren

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të hënën një 23 vjeçar të dyshuar për fajde në Prizren. 

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari përveç veprës penale “Fajde”, dyshohet edhe  për "Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm".

“Sektorin Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim me Drejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacionit policor për arrestimin e të dyshuarit F.Sh. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) me dyshimin për përfshirjen e të njëjtit në veprën penale “Fajde” nga neni 331 dhe "Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm" nga neni 294 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se gjatë operacionit është kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me ç'rast janë sekuestruar dëshmi që kenë lidhje me rastin.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika