Shpërthen bombola e gazit në Veternik, dy të lënduar
BKT
Kronika

Shpërthen bombola e gazit në Veternik, dy të lënduar

E. Hoti / RTKlive

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një autolarje në Veternik të Prishtinës, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime, ka thënë Borovci.

Ai tha se policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje  ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes.


MË SHUME NGA Kronika