Dy të lënduar nga një aksident trafiku në lagjen ‘Emshir’, në Prishtinë
BKT
Kronika

Dy të lënduar nga një aksident trafiku në lagjen ‘Emshir’, në Prishtinë

Dy persona janë lënduar në lagjen ‘Emshir’ të kryeqytetit, kjo si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve.

Lajmin, për RTKlive, e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15.

 “Sot rreth orës 20:15 në lagjen Emshir në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona” ka thënë Ahmeti.

Bëhet e ditur se me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut.


MË SHUME NGA Kronika