Vjedhje në një xhami në Viti
BKT
Kronika

Vjedhje në një xhami në Viti

RTKlive

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Ramjan të Vitisë. Dyshohet se disa persona të panjohur kanë kryer vjedhje brenda një xhamie.

“Ramjan, Viti 14.12.2024-15:30. Është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në objekt fetar (xhami) dhe aty kanë dëmtuar kasafortën dhe kanë vjedhur para”, thuhet në raportin e Policisë.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime.


MË SHUME NGA Kronika