Një i plagosur e një i lënduar në dy tentim vrasje në Fushë Kosovë
BKT
Kronika

Një i plagosur e një i lënduar në dy tentim vrasje në Fushë Kosovë

E. Hoti / RTKlive

Dy raste të vrasjes në tentativë kanë ndodhur në Fushë Kosovë brenda 24 orëve.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se të shtunën pas një përleshje mes dy grupeve një person është plagosur në këmbë.

 Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person mashkull kosovar është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar”,ka njoftuare PK.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

Ndërsa dje pas një përleshje mes dy grupeve, një person është lënduar.

“Raportohet se pas një përleshje në mes dy grupeve, si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, derisa njësitë policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme hetimore.


MË SHUME NGA Kronika