Dy nxënësve në Suharekë u konfiskohen një armë me gas dhe një thikë
E. Hoti / RTKlive
Në rajonin e Prizrenit në dy raste të ndara, në Prizren dhe në Suharekë policia ka ndaluar një person për armëmbajtje pa leje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Në Prizren një personit i është gjetur një armë zjarri në veturë, ndërsa në një shkollë në Suharekë dy nxënësve u janë gjetur një armë zjarri me gas dhe një thikë.
“Me datën 16.12.2024, njësiti patrullues i stacionit policor në Prizren VERI, gjate një pike kontrolli, kanë ndalur një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuarin K.P (M/K), i moshës 24 vjeçar, tek i cili kanë gjetur armën e zjarrit pistoletë, një karikator pa municion dhe katër fishekë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Prizren VERI dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Ndërsa me datën 16.12.2024 Stacioni Policor në Suharekë nga personeli i një shkolle të komunës së Suharekës, është njoftuar se gjatë kontrollit në dy çanta të dy nxënësve të shkollës janë gjetur një armë zjarri me gas dhe një thikë.
Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit ku kanë konfiskuar mjetet e lartcekura dhe kanë intervistuar të dyshuarit në bazë të procedurave ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, shfrytëzim apo Posedim i pa autorizuar i armës’’, teksa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore.























