Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Malishevë
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Malishevë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka  bërë të ditur se të mërkurën në Malishevë ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një gruaje. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare”, ka njoftuar  Policia në raportin 24-orësh të Policisë. 

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në raportin e Policisë nuk janë dhënë të tjera detaje për rastin.


MË SHUME NGA Kronika