Dy persona arratisen nga Instituti i Psikiatrisë
BKT
Kronika

Dy persona arratisen nga Instituti i Psikiatrisë

Sh.Ç/RTKlive

Dy persona janë arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë. Policia ka njoftuar se ata ishin nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. 

Policia ka theksuar se rasti ka ndodhur të enjten pasdite dhe është cilësuar si “arratisje e personave të privuar nga liria”.

“Raportohet se nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, janë larguar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika