`Rrëmbim për shkak të borxhit`, nëna raporton rastin e djalit në polici
BKT
Foto arkiv
Kronika

`Rrëmbim për shkak të borxhit`, nëna raporton rastin e djalit në polici

G.K/RTKlive

Një ngjarje e pazakonët është raportuar nga një grua kosovare, e cila ka denoncuar në polici rrëmbimin e djalit të saj për shkak të një borxhi prej 300 eurosh.

Sipas raportimit, më 20 dhjetor 2024, disa persona kanë rrëmbyer dhe mbajtur të ndaluar viktimën, një djalë kosovar, derisa të sigurohej pagesa e borxhit të pretenduar.

"Prishtinë  16.12.2024-NN.  Me 20.12.2024 është raportuar se me datën  e lartë-cekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se  disa person-a i kishin  rrëmbyer dhe mbajtur djalin e saj  viktimën mashkull kosovar  derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300€", thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, organet e rendit kanë njoftuar prokurorin përgjegjës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.


MË SHUME NGA Kronika