Kalim ilegal i kufirit, katër shtetas të Serbisë ndalohen te Dheu i Bardhë
BKT
Foto arkiv
Kronika

Kalim ilegal i kufirit, katër shtetas të Serbisë ndalohen te Dheu i Bardhë

G.K/RTKlive

Njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, e cila drejtohej nga një shtetas i Serbisë, ku ndodheshin gjithashtu katër të dyshuar të tjerë, gjithashtu shtetas të Serbisë.

Ata dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar të dyshuarit në stacionin policor për intervistim.

Pas procedurave, me vendim të prokurorit, ata janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. Policia ka theksuar se hetimet për kalimin ilegal të kufirit po vazhdojnë.


MË SHUME NGA Kronika