Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në kufirin Kosovë-Serbi
BKT
Kronika

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në kufirin Kosovë-Serbi

G.K/RTKlive

Policia e Kosovës, përmes njësive të Task Forcës - Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka intensifikuar operacionet dhe kontrollet taktike për të luftuar kontrabandën.

Gjatë një kontrolli të realizuar më 20 dhjetor 2024, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, është ndaluar një kamion me targa vendore, drejtuar nga M.S., një burrë 40-vjeçar nga Lipjani.

Gjatë kontrollit, janë gjetur mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia, për të cilat drejtuesi kishte paraqitur fatura nga vendi i origjinës.

Mallrat janë sekuestruar dhe janë dërguar për procedim të mëtejshëm në terminalin doganor të Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika