Aksident mes tri automjetesh në Prishtinë, dy persona të lënduar
BKT
Foto: B.H/RTKlive
Kronika

Aksident mes tri automjetesh në Prishtinë, dy persona të lënduar

G.K/RTKlive

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për RTKlive.

"Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut", ka deklaruar ajo.


MË SHUME NGA Kronika