Nëna e raporton vajzën se e sulmoi fizikisht
BKT
Kronika

Nëna e raporton vajzën se e sulmoi fizikisht

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se iniciuar një rast të dhunës në familje në Pejë të mërkurën.

Sipas njoftimit të Policisë, një grua është sulmuar fizikisht nga vajza e saj.

Rasti ka ndodhur më 25.12.2024, rreth orës 19:00, teksa pas intervistimit në Polici, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika