Digjet një disktotekë në Prizren
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Digjet një disktotekë në Prizren

Sh.Ç/RTKlive

Në orët e hershme të mëngjesit një diskotekë në Prizren ka marrë flakë.

Policia e ka konfirmuar rastin e diskotekës që u dogj në mëngjes në Prizren.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit është raportuar për një incident zjarri në Prizren, në rrugën Tranzi i Ri. Nga informacionet e para, dyshohet se një diskotekë ka marrë flakë dhe është djegur tërësisht. Dëmet materiale janë të mëdha, ndërkaq nuk ka të lënduar”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, njësitë e hetimeve po merren me rastin.


MË SHUME NGA Kronika