21:10 / 30.12.2024
Aksident në Mitrovicë, vdiq 65-vjeçari që ngiste biçikletën
RTKlive
Një 65-vjeçar në Mitrovicë është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e të hënën, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Policia e Kosovës bëri të ditur se viktima ishte në biçikletë kur u godit nga vetura rreth orës 18:35.
“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën biçiklisti, viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Bëhet e ditur se njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me hetimin e aksidentit.























