Arrestohet i dyshuari për dy raste të vjedhjes në Pejë
B. H. | RTKlive
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë ka njoftuar se sot ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në dy raste.
Rasti i parë i vjedhjes së rëndë kishte ndodhur në fshatin Treboviq më 25 dhjetor, ku i dyshuari ka depërtuar me forcё në njё shtёpi, e ku sipas ankuesit janё vjedhur shumё e konsiderueshme e parave, stoli ari dhe njё telefon mobil.
Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur mё 29 dhjetor, rreth orёs 22:40, nё fshatin Bllagajё. I dёmtuari ka njoftuar se kur janё kthyer nё shtёpi e kanё gjetur derën e hyrjes sё hapur dhe shtёpinё e demoluar, me ç’rast janё vjedhur shumё e konsiderueshme e parave dhe stoli ari.
“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 31.12.2024, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari i këtyre rasteve. Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër të Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtjё pёr 48-orё”, thuhet në njoftimin e policisë.























