Incidente në natën e ndërrimit të moteve në Prizren, dy të lënduar|Video
BKT
Kronika

Incidente në natën e ndërrimit të moteve në Prizren, dy të lënduar|Video

Myrvete Axhami|RTK

Nga shpërthimi i zjarrit në pikën e shitjes së mjeteve piroteknike, dy persona u lënduan, nga të cilët njëri është në gjendje të rëndë shëndetësore. U dëmtuan gjashtë banesa, lokale dhe disa automjete të parkuara aty.

Banesa, lokale e vetura të dëmtuara, xhama të thyer. Kjo është gjendja pas incidentit që ndodhi mbrëmë rreth ores 21: 30 në lagjen Bazhderhane si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një pikë shitje nga mjetet piroteknike.

Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë panë në vendin e ngjarjes

"Unë banesën e kam më poshtë, vajzën e kam këtu. Deri atje poshtë jon dëgjuar krismat. Fëmijën dy muajsh këtu. E kemi pas tmerr nuk di ishte një bombë qe tronditje ka pasur deri ne 200 metra", tha Afim Osmani.

Kurse, Neki Zhëllta ka thënë se ka dëme tek lokali kurse në banesë jo.

“Në katin e 6 një banesë është djegur, por ka ardhur zjarrfikësit dhe e kanë shuar zjarrin. Dëme në lokal kam", tha ai.

Ndërkaq, Policia ka konfirmoj se personi i dyshuar gjithashtu është i lënduar.

"Policia ka mbledhur prova nga vendi ngjarjes dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit të cilët janë dy shitës ambulant, të cilët kanë qenë aty. Njeri nga ta është i dyshuar dhe prokurori për momentin ka vendosur që rasti të shkon me procedura të rregullt për shkak se edhe vetë i dyshuari është i lënduar", tha Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prizren.

Pas trajtimit në spitalin rajonal të Prizrenit personi, i cili u lëndua më shumë u transferuar për në QKUK, gjatë incidentit të mbrëmshëm u dëmtuan gjashtë banesa, lokale dhe disa automjete të cilat ishin të parkuara.


MË SHUME NGA Kronika