Përleshje në Pejë, 10 personat e përfshirë përfundojnë në spital
BKT
Kronika

Përleshje në Pejë, 10 personat e përfshirë përfundojnë në spital

N.M. /RTKlive

Tri gra dhe tre burra janë sulmuar fizikisht nga tre burra të tjerë dhe një grua, në rrugën “Shaban Bajraktari” në Pejë.

Policia e Kosovës raporton se si pasojë e sulmit fizik lëndime të rënda trupore kanë pësuar të gjithë viktimat të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se katër të dyshuar, tre meshkuj  dhe një femër kosovarë, kanë sulmuar fizikisht gjashtë viktimat tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Si pasojë e sulmit fizik lëndime të rënda trupore kanë pësuar të gjithë viktimat të cilët janë dërguar në tretman mjekësor”, njofton PK-ja.

Gjithashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar të cilët, pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse njëri nga të dyshuarit gjendet në kërkim. Rasti nën hetime.


MË SHUME NGA Kronika