08:55 / 06.01.2025
Vidhen llaptop në një shkollë në Suharekë
K. K. / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shkollë në komunën e Suharekës janë vjedhur llaptop.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është duke u hetuar.
“Suharekë / 05.01.2025 – NN. Është raportuar se gjatë natës persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në objektin e një shkolle dhe kanë vjedhur një llaptopë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.























