Një person sulmon tre policë në Fushë-Kosovë
BKT
Kronika

Një person sulmon tre policë në Fushë-Kosovë

Sh.Ç/RTKlive

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga një person në Fushë–Kosovë. I dyshuari është arrestuar.

Policia ka bërë të ditur se tre policët kishin shkuar në banesën e tij në rrugën “Hajrullah Zymi”, për t’i tërhequr vërejtjen për zhurmë të madhe.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtar policore kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika