Për një javë 66 aksidente në Ferizaj, një me fatalitet
BKT
Kronika

Për një javë 66 aksidente në Ferizaj, një me fatalitet

V.S|RTKlive

66 aksidente një prej të cilëve përfundoi me fatalitet është bilanci që ka nxjerrë Policia e Ferizajt për javën që lamë pas. Nga këto aksidente janë lënduar 34 persona ndërsa me dëme materiale kanë qenë 44 aksidente.

Kanë treguar se shqiptuan 808 gjoba e kanë hequr pesë patentë shofer për drejtuesit që shkaktuan kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor.

Policia ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes duke respektuar shenjat dhe rregullat në komunikacion.
 


MË SHUME NGA Kronika