Digjet një banesë në lagjen Emshir, 13 persona marrin trajtim mjekësor
BKT
Foto; Afet Bela
Kronika

Digjet një banesë në lagjen Emshir, 13 persona marrin trajtim mjekësor

M.P. /RTKlive

(E përditësuar 20:44) 13 persona kanë marrë trajtim mjekësor dhe zjarri është lokalizuar në banesën në lagjen Emshir, në Prishtinë.

“Aktualisht situata është vënë nën kontroll, zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve. Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrin në trembëdhjetë (13)”, thuhet në konfirmimin e përditësuar nga Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar nga djega e një makine në garazhin e ndërtesës, e nga kjo pastaj tymi është përhapur në hyrje dhe në korridoret e ndërtesës.

Digjet në banesë lagjen Emshir në Prishtinë, ka edhe të lënduar

(E plotësuar, 20: 01) (E plotësuar) Një banesë është djegur në lagjen Emshir të Prishtinës, mbrëmjen e së enjtes. Bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar nga djega e një makine në garazhin e ndërtesës, e nga kjo pastaj tymi është përhapur në hyrje dhe në korridoret e ndërtesës.

Disa persona po marrin trajtim mjekësor për shkak të problemeve shëndetësore që janë shkaktuar nga tymi, njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi, ka thënë Ahmeti.

Në pamjet e siguruara nga RTKlive shihet se në vendin e ngjarjes aktualisht janë të gjitha ekipet emergjente, duke përfshirë zjarrfikësit, policët dhe emergjencën. 

Zjarrfikësit kanë evakuuar disa banorë, përmes shkalleve të automjeteve, nga katet e larta të një ndërtese të përfshirë nga zjarri në lagjen Emshir.

Digjet në banesë lagjen Emshir në Prishtinë

A.B. / RTKlive

Një banesë është djegur në lagjen Emshir të Prishtinës.

Në pamjet e siguruara nga RTKlive shihet se në vendin e ngjarjes aktualisht janë të gjitha ekipet emergjente, duke përfshirë zjarrfikësit, policët dhe emergjencën. 

 

 

 


MË SHUME NGA Kronika