Dyshohet se dhunoi të miturën, arrestohet i riu në Pejë
BKT
Kronika

Dyshohet se dhunoi të miturën, arrestohet i riu në Pejë

RTKlive

Policia e Kosovës bëri të ditur se një i mitur është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, pa dëshirën e saj.

Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur më 13 janar të këtij viti.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me viktimën e mitur femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika