09:03 / 21.01.2025
Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Fushë-Kosovë
Sh.Ç/RTKlive
Policia ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë-Kosovë. Sipas njoftimit, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është iniciohet si “hetim i vdekjes”.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.























