Raportohet i zhdukur një burrë në Gjilan
BKT
Kronika

Raportohet i zhdukur një burrë në Gjilan

K. K. / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është raportuar i zhdukur dje në Gjilan.

Në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se personi ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e tij.

"Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore", theksohet në raportin e policisë.

 


MË SHUME NGA Kronika