Kërcënoi viktimën e fajdesë, arrestohet i dyshuari
V.S|RTKlive
Në pikën kufitare në Merdare është arrestuar në person nën dyshimin se i njëjti kishte kanosur me mesazhe kërcënuese viktimën e fajdesë përmes mesazheve të cilit i ka kërkuar të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që Prokuroria Themelore në Prizren ka nën hetim.
“Me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social “Facebook”, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim. I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.
I arrestuari gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.























