10:03 / 22.01.2025
Aksident me tre të lënduar në Drenas
Sh.Ç /RTKlive
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Drenas, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Policia ka bërë të ditur se sot rreth orës 06:00 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Sipas policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Policia ka thënë se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, kurse me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.























