09:28 / 23.01.2025
Policia shqiptoi 2 mijë e 213 gjoba trafiku për 24 orë
K. K. / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2 mijë e 213 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 16 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 44 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 21 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.























