08:40 / 26.01.2025
Digjet një veturë me targa të Serbisë në Ranilluk
Sh.Ç /RTKlive
Policia ka njoftuar për një incident, ku persona të panjohur i kanë vënë flakën një veture me targa të Serbisë. Ngjarja ka ndodhur në Ranilluk dhe është raportuar përkatësisht gjatë pasdites së djeshme.
Sipas policisë, zjarrfikësit kanë arritur të shuanin zjarrin dhe nuk ka pasur të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kryerësve të kësaj vepre.























